Maqedonia nikoqire e “fajnëll four”-it në volejboll

Maqedonia do të jetë nikoqire e fazës “Fajnëll Four” të turneut të Liga Evropës në volejboll. Përfaqësuesja e Maqedonisë këtë sezon luan në grupin A së bashku me Kosovën, Letoninë dhe Austrinë, ndërsa gjendet në pozitë të lakmueshme për të fituar titullin, duke parë që rregullisht viteve të fundit ndodhet në finale të këtij turneu.

Ndeshjet e fazës “Fajnëll four” do të zhvillohen me 15 dhe 16 qershor, ndërsa palestra se ku do të luhen takimet pritet të vendoset dhe të konfirmohet muajve në vijim.

Leave a Reply