Barcelona nuk e dëshiron këtë kundërshtarë në çerekfinale

Disa orë para shortit për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian në taborin e Barcelonës nuk kanë pretendime rreth kundërshtarit të mundshëm. Sipas “AS”, futbollistët “katalunas” në fazën e ardhshme nuk dëshirojnë për kundërshtarë vetëm Seviljën. Arsyeja është se pas një shorti të tillë eventual, të dyja skuadrat do të duhet të zhvillojnë 4 ndeshje mes tyre brenda një muaji.

Me 31 mars Barcelona do të jetë mysafir në “Ramon Sançez Pizhuan” në kuadër të La Liga-s. Ndeshjet çerekfinale janë paraparë të zhvillohen me 4 dhe 11 prill, ndërsa me 21 prill në Madridi, Barcelona dhe Sevilja do të përballen në finalen e Kupës së Mbretit.

Leave a Reply