Ramadani: Renova me fat, ne ishim më të mirë në pjesën e dytë (VIDEO)

FC Shkupi nuk po arrinë të gjejë paqe në gjysmësezonin e dytë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, pasi regjistruan edhe disfatën e dytë nën drejtimin e Zekirija Ramadanit. Ky i fundit pas disfatës të pësuar nga Renova me rezultat 3:1, ka thënë se Renova ishte me fat, pasi ekipi i tij kishte lojën në dorë gjatë pjesës së dytë.

“Renova sot ishte më e mirë në realizim. Krijoi tre raste dhe realizoi tre gola. I uroj fitoren, ndërsa për futbollistët e mi më vjen keq, pasi dhanë maksimumin, mendojë që në pjesën e dytë pamë vetëm një skuadër në fushë, por një gjuajtje në portë, me fat Renova e rriti avantazhin. Normalisht duhet të ketë karrakter për tu rikthyer, unë mendojë që në asnjë moment nuk u dëshpruam, deri në minutën e 90-të dhamë maksimumin”,
shprehet trajneri i FC Shkupit, Zekirija Ramadani.

Deklarata e trajnerit te FC Shkupit Zekirija Ramadani, pas ndeshjes me Renoven!

Публикувахте от infosport.mk в 2 април 2018 г.

Leave a Reply