Caktohet arbitri i takimit çerekfinal midis Juves dhe Realit

UEFA ka vendosur tashmë arbitrin që do të drejtojë një ndër ndeshjet më interesante çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian, atë midis Juventusit dhe Realit të Madridit, njofton “infOSport.mk”. Është ky  turku Xhunejd Çakër, i cili të martën saktë me fillim në ora 20:45 do të sinjalizojë startin e këtij super takimi që do të zhvillohet në Torino.

41-vjeçari Çakër “mbretërve” u kishte referuar në 8 ndeshje. Për herë të fundit ai Realit të Madridit i kishte referuar gjatë këtij sezoni në ndeshjen kundër Totenhamit, në të cilën kampionët në fuqi të Europës kishin pësuar disfatë me rezultatin 1:3, ndërsa në ndeshjet që ju kishte referuar arbitri turk, ata kishin humbu edhe një ndeshje tjetër nga gjithsej 8.

Ndeshja tjetër e së martës në Ligën e Kampionëve, ajo midis Seviljës dhe Bajernit të Munihut i është besuar italianit Daniele Orsato. Italiani 42-vjeçar është një macë e zezë për skuadrën andaluziane, duke pasur parasysh se ai kishte qenë kryesori i takimit të kthimit të vitit të kaluar të Seviljës përballë Lester Sitit, kur spanjollët kishin pësuar me rezultatin 2:0, duke u eliminuar që në ndeshjet e 1/8 së finales.

Leave a Reply