Barcelona e fuqishme për Romën (VIDEO)

Barcelona ka kryer me sukses detyrën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian, duke mundur në “Kamp Nou” Romën me rezultatin 4:1, njofton “infOSport.mk”.

Dy nga katër golat e “katalunasve” ishin autogola, edhe atë me Daniele De Rosin gjatë pjesës së parë dhe Kostas Manolas në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 55-të, kur në tentativë për të ndaluar Umtitin për të shënuar, mposhti edhe për herë të dytë portierin e tij Alison.

Goli i tretë dhe i pari i shënuar nga ana e njërit prej futbollistëve të Barcelonës erdhi në minutën e  59-të, me autorë Zherard Pike.

Luis  Suarez mjaft mirë përfitoi hapësirën e duhur për të goditur, mirëpo ishte portieri Alison që i mohou golin sulmuesit uruguaian, mirëpo jo edhe qendërmbrojtësit Pike, i cili në maksimum shfrytëzoi devijimin e portierit të Romës dhe nga afërsia pa probleme shënoi për 3:0.

Shpresat e “romakëve” i riktheu Edin Xheko me golin e realizuar në minutën e 80-të, ndërkohë fitoren e madhe të “katalunasve” e konfirmoi Luis Suarez në minutën e 87-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Barcelona 4, Roma 1.

L. Suárez goal against Roma by footbie.com

Leave a Reply