Liverpulli tregoi magjinë europiane dhe demoloi Sitin vetëm brenda pjesës së parë (VIDEO)

Skuadra e Liverpullit ka dëshmuar se po rikthehet në vitet e saj të arta në Europë pas fitores bindëse 3:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian kundër Mançester Sitit, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Jurgen Klop zhvilluan një pjesë të parë fantastike, kur edhe shënuan të tre golat e këtij takimi.

Liverpool 3-0 Manchester City Goals | Champions League Highlights by footbie.com

Futbollisti më në formë në Europë, Mohamed Sallah në minutën e 12-të hapi serinë e golave, për ta vazhduar atë 9 minuta më pas Aleks Okslejd Çemberlejn me një super gol të shënuar nga distanca, teksa në minutën e 31-të Sadio Mane me kokë nga afërsia shënoi edhe golin e tretë, duke shfrytëzuar super asistin e Sallah.

Në këtë mënyrë Liverpulli krijoi një epërsi të madhe para ndeshjes së kthimit, mirëpo humbën yllin e tyre të skuadrës, Mohamed Sallah, i cili lëshoi fushën i dëmtuar.

Leave a Reply