Kapiteni Ballazhi vendos derbin shqiptarë të Perëndimit (VIDEO)

Vëllazërimi ka fituar derbi ndeshjen e javës së 23-të në Ligën e Dytë – Perëndim, duke mundur Struga Trim Lumin me rezultatin 1:0, njofton “infOSport.mk”. Në një ndeshje tipike kampionale, ku të dyja skuadrat kishin momentet e tyre, Vëllazërimi shfrytëzoi një rast, edhe atë në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Kushtrim Ballazhi u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Paraprakisht portieri Filip Trajçevski kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar ndaj Murat Adilit, me ç’rast arbitri kryesor kishte treguar në pikën e bardhë. Një mundësi të tillë nuk lëshoi kapiteni i skuadrës kërçovare, goli i të cilit në fund doli të jetë vendimtarë në fitoren e Vëllazërimit në derbin shqiptarë.

Me këtë fitore Vëllazërimi vazhdon garën për pozitën e parë me Makedonija Gjorçe Petrovin, që në ndeshjen e zhvilluar sot në teren vendas me rezultatin 3:2 mundi Labunishtin.

Pas kësaj fitore Makedonija Gj.P kryeson renditjen me 47pikë, një pikë më shumë se Gostivari i vendit të dytë dhe Vëllazërimi, skuadra këto që kanë nga 45 pikë, teksa Struga Trim Lum mbetet në kuotën e 42 pikëve, duke u renditur në pozitën e katërt.

Leave a Reply