Bajerni fiton edhe me të rinjtë, Hamburgu ringjallë shpresat për mbijetesë (VIDEO)

Sot në Bundelsigën gjermane në program ishin ndeshjet e javës së 32-të, ku Bajerni ka arritur të mundë në shtëpi Ajntraht Frankfurtin me rezultatin 4:1, edhe pse nga fillimi e nisën shumë lojtarë të rinj, mes tyre edhe kosovari 19-vjeçar, Meritan Shabani.

Pjesa e parë e këtij takimi i zhvilluar në “Alianc Arena” u mbyll me vetëm një gol të shënuar, edhe atë nga Sorsh në minutën e 43-të.

Ishte sulmuesi Vagner, ai i cili në minutën e 76-të dyfishoi epërsinë e “bavarezëve”, teksa vetëm dy minuta më pas mysafirët me anë të Haler bgushtuan epërsinë në 2:1. Bajerni deri në fund shënoi edhe dy gola të tjerë, edhe atë fillimisht në minutën e  87-të me anë të Rafinjas, teksa në minutën e fundit të takimit Sule vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Bajerni i Munihut 4, Frankfurti 1.

Hamburgu i Mërgim Mavrajt ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në transfertë përballë Volfsburgut me rezultatin 1:3, duke ringjallur shpresat për mbijetesë në elitën e futbollit gjerman.

Një fitore me shumë vlera arriti edhe Frajburgu i Amir Abrashit, që në teren vendas me rezultatin 3:2 mundi Këllnin, Herta e Berlinit luajti baraz 2:2 në shtëpi ndaj Augsburgut, ndërkohë që me barazim, mirëpo me nga një gol të shënuar u mbyll edhe ndeshja në “Gellzenkirshen” midis Shalke 04 dhe Borusia Menhengladbahut. Ndeshja e fundit e së shtunës është ajo midis Bajer Leverkusenit dhe Shtutgartit që starton në ora 18:30.

Bundesliga, Java 32

Bayern 4 – 1 E. Frankfurt
Freiburg 3 – 2 FC Koln
Hertha 2 – 2 Augsburg 
 Schalke 1 – 1 B. Monchengladbach
Ëolfsburg 1 – 3 Hamburger SV
B. Leverkusen 18:30

Stuttgart

Leave a Reply