Salihi nuk ndalet, shënon edhe golin e 20-të në Austri

Hamdi Salihi mban në lojë Viener Neustadt për t’u ngjitur një kategori më lart me një gol të sekondës së fundit. Sulmuesi shqiptar rezultoi përcaktues në takimin ndaj FAC Vien me bomberin 34-vjeçar që realizoi golin e fitores për skuadrën e tij me një gol në minutën e 96-të.

Falë kësaj fitoreje Neustadt ruajti vendin e 4-ët  por tashmë në kuotën e 54 pikëve, 3 më pak se ish skuadra e Salihit, Ried dhe 4 më pak se Hartberg që që pozicionohet e dyta dhe për momentin kur mbeten edhe 4 javë për t’u luajtur ngjitet direkt në Bundesligën austriake.

Ky ishte goli i 20-të sezonal për Salihin që lufton me futbollistin e Ried Chabbi për Këpucën e Artë me këtë të fundit që kryeson klasifikimin e golashënuesve më të mirë me 21 finalizime.

Leave a Reply