Juventusi dhe Milani të sigurtë (VIDEO)

Sot në kuadër të javës së 36-të në “Serie A” u zhvilluan dy takime, ku skuadrat favorite Milani dhe Juventusi nuk e diskutuan fitoren përballë Veronës, gjegjësisht Bolonjës, njofton “infOSport.mk”.

Ndaj këtyre të fundit skuadra kryesuese e tabelës dhe njëherit kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi, shënoi fitore 3:1, edhe përkundër faktit se mysafirët pjesën e parë e mbyllën me epërsi minimale, pas atij goli të Verdit nga pika e bardhë në minutën e 30-të.

Juve barazoi shifrat pas 7 minutave lojë në pjesën e dytë me autogolin e De Majos, teksa fitoren “Zonjës së Vjetër” i’a siguruan Sami Khedira (64’) dhe Paolo Dybala (69’). Me këtë fitore Juve tashmë numëron 91 pikë, 7 më shumë se Napoli i vendit të dytë, që nesër luan ndaj Torinos në “Sao Paolo”.


Golat nga ndeshja Juventus – Bolonja mund ti ndiqni KËTU. 


 

Në anën tjetër Milani ka bërë një lëvizje pozitive në renditje, dhe tashmë ndodhet në pozitën e 6-të me 60 pikë, kjo falë fitores 4:1 ndaj Veronës.

Hakan Çalhanollu hapi serinë e golave për “kuqezinjtë” me golin e shënuar në minutën e 10-të, për ta dyfishuar atë sulmuesi Kutrone në minutën e 32-të, teksa dy gola tjerë për Milanin gjatë pjesës së dytë realizuan edhe Abate (49’) dhe Borini (89’), ndërkohë golin e vetëm për mysafirët në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro” e realizoi Li.

Milan 4-1 Hellas Verona Goals | Highlights 05/05/2018 by footbie.com

Leave a Reply