FC Shkupi i kompletuar ndaj “Skopjes”, në dilemë vetëm Broja

FC Shkupi në përballjen me Skopjen në kuadër të xhiros së 33-të në LPFM, do të jetë më i kompletuar se asnjëherë më parë në këtë sezon.

Te ekipi “bardhekaltër” me kthimin e Stefan Vujçiçit në skuadër që ishte jashtë fushave një kohë të gjatë për shkak lëndimeve dhe Kristijan Stojkoski që ka drejtë lojë nesër pasi ndeshjen e fundit kishte ndalesë për shkak të kartonave, FC Shkupi do të jete i kompletuar dhe trajneri Zekirija Ramadani mund ta fus formacionin më të mirë të mundshëm në fushë.

Në dilemë mbetet vetëm Rron Broja, që në dy ndeshjet e fundit po ndjen dhimbje në kavilie, mirëpo gjithçka pritet të vendoset nesër./InfOSport.mk

Leave a Reply