Sileksi nuk fiton ndaj Shkëndijës në 24 duelet e fundit!

Sileksi në duelin e xhiros së 33-të në LPFM do të luajë ndaj Shkëndijës, por edhe kundër traditës që flet bindshëm për “kuqezinjët”. Sileksi nuk fiton në duelet me Shkëndijën prej dhjetorit të vitit 2015, ndërsa ai është triumfi i vetëm në 24 përballjet e fundit në të cilat numërojnë edhe dy barazime dhe 21 disfata.

Këtë sezon në tre duelet paraprake kuqezinjtë kanë efekt të 100% fitoresh pa gol të pranuar me diferencë 8:0 (5:0 dhe 1:0 në Tetovë, kurse 0:2 në Kratovë).

Leave a Reply