Shkëndija pa Eminin dhe Ibraimin ndaj Sileksit

Shkëndija e Tetovës do të udhëtojë drejt Kratovës për të zhvilluar ndeshjen ndaj Sileksit në kuadër të xhiros së 33-të në LPFM. Edhe pse kanë siguruar titullin e kampionit, “Kuqezinjët” shkojnë në çdo ndeshje për fitore, për të mbajtur kështu formën e mirë për në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve që vijojnë gjatë verës.

Por, në këtë përballje trajneri Shkëndijës, Qatip Osmani nuk do të mund të llogaritë në Izair Eminin, i cili për shkak lëndimit në shpatull nuk do të mund të luajë, ndërsa i lirë për të pushuar edhe në këtë përballje është lënë bomber i skuadrës “kuqezi”, Besart Ibraimi.

Leave a Reply