Bajern Munihu prezanton fanellat e reja të sezonit të ardhshëm

Edhe pse ende zyrtarisht nuk ka përfunduar sezoni aktual i futbollit, shumë klube të njohura europianeqë tani po bëjnë zbulimin e uniformave të reja që do të veshin në edicionin 2018-2019.

Në fakt, është skuadra e Bajern Munih që ka paraqitur zyrtarisht uniformën e parë, atë të ndeshjeve në shtëpi, për sezonin 2018-2019, në të cilën spikat në dizenjo shkronja “M”, një homazh i qartë i motos së famshme të klubit bavarez “Mia San Mia”.

Nuk ndryshon qartësisht ngjyra mbizotëruese, e cila është e kuqe tradicionale, e shoqëruar me vija të bardha mbi shpatulla, te fanella.

Mbrojtësi Hummels, sulmuesi Myller dhe holandezi Arjen Robben ishin tre “manekinët e gjallë”, të zgjedhur nga klubi bavarez për të prezantuar uniformat e reja.

Rikujtojmë Bajern Munihu këtë vit arriti që të shpallet sërish kampion në Gjermani, edhe atë për të gjashtin vit radhazi, ndërsa gjithashtu nën drejtimin e Jup Henkes, që nga kjo verë do të zëvendësohet nga Niko Kovaç, luajti edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian, ku u eliminua nga Reali i Madridit.

Leave a Reply