Shkëndija dhe Shkupi nuk ndalen, Vardari i dhuron në fund fitoren Pelisterit, Rabotniçki fiton duelin për Europë

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 34-të në elitën e futbollit vendor, ku Shkëndija edhe njëherë tjetër po dëshmon profesionalizmin dhe cilësitë e larta që ka si skuadër, ndërsa serinë pozitive prej 6 ndeshjeve pa humbje ka vazhduar edhe FC Shkupi, që sot në Çair me rezultatin 3:0 mundi Renovëvn.

Shkëndija mundi Skopjen në Tetovë, ku fitoren 3:1 e vulosi një super gol i Armend Alimit në minutën e 88-të, Rabotniçki fitoi duelin për Europë me Akademia Pandevin, që tashmë mbetet jashtë garës, njëjtë sikurse edhe Renova, teksa fitore shprese për mbijetesë arritën dy skuadrat nga Pellagonia, Pobeda dhe Pelisteri.

Këta të fundit në minutat e fundit mundën Vardarin e shpartalluar në arenën “Filipi i Dytë” me rezultatin 2:3, ndërsa në një ndeshje mjaft interesante ku skuadrat humbën nga një penalti, Pobeda me rezultatin minimal 1:0 mundi Sileksin.

LPFM, Java 34

A.    Pandev 0 – 1 Rabotniçki
Pobeda 1 – 0 Sileksi
Shkëndija 3 – 1 Skopje
Shkupi 3 – 0 Renova
Vardari 2 – 3 Pelisteri

Leave a Reply