Super FC Shkupi vazhdon ëndërrën europiane (VIDEO)

FC Shkupi ka vazhdar ëndërrën europiane pas fitores së sotme bindëse ndaj Renovës në kuadër të javës së 34-të, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Zekirja Ramadani shënuan fitore 3:0, duke vazhduar në këtë mënyrë ëndërrën europiane, pasi tashmë janë vetëm një pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Sileksi.

SHKUPI- RENOVA

FC SHKUPI KALON NE AVANTAZH PERBALLE RENOVESFC SHKUPI – RENOVA 1:0(K. Stojkoski 31')

Публикувахте от infosport.mk в 13 май 2018 г.

Golin e parë për “bardhekaltërit” nga Çairi e realizoi Kristijan Stojkoski në minutën e 31-të, gol ky që u tregua edhe si i vetëm i realizuar gjatë 45 minutave të para.

GOLI I BAZHE ILIJOSKIT NDAJ RENOVES

GOLI I BAZHE ILIJOSKIT NDAJ RENOVESFC SHKUPI – RENOVA 2:0(B. Ilijoski 86')

Публикувахте от infosport.mk в 13 май 2018 г.

Ky gol ishte valid deri në minutën e 86-të, kur Bazhe Ilijoski me kokë shënoi në rrjetën e Hadis Veli për rezultat 2:0, teksa golin e tretë për “bardhekaltërit” nga Çairi një minutë para fundit të takimit e realizoi Ermedin Adem, i cili përfitoi nga një super aksion dhe një gabim i mbrojtësit Nenad Mishkovski.

SHKUPI SHENON EDHE GOLIN E TRETE NDAJ RENOVES

MBYLLET NDESHJA NE ÇAIRSHKUPI SHENON EDHE GOLIN E TRETE NDAJ RENOVESSHKUPI – RENOVA 3:0(E. Adem 89')

Публикувахте от infosport.mk в 13 май 2018 г.

Falë kësaj fitore FC Shkupi tashmë është më afër zonës europiane, pasi tashmë ka vetëm një pikë më pak se Sileksi i vendit të katërt, teksa Renova mbetet në pozitën e 7-të me 41 pikë.

Leave a Reply