Mbyllet pa fitues sfida midis kombëtareve gjigande që nuk janë pjesë e “KB Rusi 2018”

Është mbyllur me barazimin 1:1 sfida midis dy kombëtareve gjigande, Italisë dhe Holandës, skuadra këto që megjithatë nuk do të jenë pjesë e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Simone Zaza kaloi në epërsi vendasit me golin e realizuar në minutën e 67-të, teka kah fundi i takimit një tjetër rezervist, kësaj rradhe nga rradhët e “tulipanëve”, Nejton Ejk barazoi shifrat në 1:1.

Skuadra “axurre” luajtën me një futbollistë më pak që nga gjysma e pjesës së dytë, pas kartonit të kuq të Domeniko Krishitos.

Ishte ky barazimi i katërt me rezultatin 1:1 i Italisë që e arrinë në ndeshjet e zhvilluara në Torino, pasi një gjë të tillë më herët kishte bërë edhe ndaj Anglisë, Spanjës dhe Maqedonisë.

Leave a Reply