“Dridhet” Liverpulli, Sallah i vetëofrohet Barcelonës si alternativë për Grizman

Ylli egjiptian, Mohamed Sallah i cili sezonin që po lëmë pas ishte ndër futbollistt më në formë në futbollin europian, mund ti bashkohet skuadrës kampione të  Spanjës, Barcelonës. Ai mund të jetë një alternativë për Grizman, i cili po zvarritë transferimin e tij në “Kamp Nou”, ndërsa të mërzitur nga një rrjedhojë e këtillë e ngjarjeve, drejtuesit e Barcelonës po shohin përforcim adekuat të sulmit te egjiptiani Mohamed Sallah.

​“AS” ka qenë në gjendje të mësojë se sulmuesi egjiptian i është ofruar skuadrës “katalunase” nga mjedisi i tij i afërt dhe në këtë kohë ka negociata të hapura. Në ditët e fundit, në fakt, ka pasur disa takime mes njerëzve të besuar të futbollistit dhe drejtuesve të klubit “blaugrana” për të vetmin qëllim: vlerësimin e të ardhmes së egjiptianit dhe mundësisë së marrjes së tij në “Kamp Nou”.

Barcelona, e cila ka folur edhe me njerëzit e Grizman, si të njohurin Guiljermo Amor, është e hapur për çdo mundësi që të përforcojë një zonë të fushës, që ende e konsideron si të zbrazët, pavarësisht ardhjes së Dembele, verën e kaluar.

Opsioni “Sallah” do të ishte alternativa më e mirë e mundshme për Grizman. Egjiptiani është shpallur si futbollisti më i mirë i Premierligës gjatë sezonit të fundit, në të cilin kishte realizuar edhe 32 gola, ndërsa bëri një sezon të shkëlqyeshëm edhe në Ligën e Kampionëve, ku arriti që të luaj edhe në finalen e madhe, mirëpo vetëm një lëndim kundër Real Madridit, në Kiev, e ka privuar atë nga lufta për titullin.

Përveç kësaj, ai e kualifikoi Egjiptin për në KB “Rusi 2018”, ku do të jetë ylli kryesor i “faraonëve” në këtë turne të kësaj vere, pavarësisht se është dëmtuar në shpatull. Liverpulli është i gatshëm ta shesë Sallah, për shërbimet e të cilit me siguri se do të kërkojnë një shifër prej më shumë se 100 milionë euro.

Leave a Reply