Pobeda bënë goditjen e parë në merkato

Skuadra e Pobedës më në fund është aktivizuar në tregun e futbollit në vend, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Prilepi bashkë me Renovën deri më sot ishin dy skuadrat që nuk ishin aktivizuar fare në angazhimin e futbollistëve të rinj, teksa sot drejtuesit e Pobedës konfirmuan mbrojtësin e Pelisterit, Hristijan Dragarski. Ky i fundit vjen nga rradhët e Pelisterit, ndërsa nga tabori i Pobedëës paralajmërojnë edhe shumë përforcime të tjera gjatë ditëve në vijim.

Përveç përforcimeve drejtuesit e skuadrës së Pobedës gjithashtu kanë paralajmëruar edhe disa largime, duke ju bërë vend atyre që pritet ti bashkohen kësaj skuadre.

Për Dragarskin do të jetë kjo skuadra e tretë me të cilën do të luaj në Maqedoni, pasi gjithashtu kishte luajtur edhe me skuadrën prespane të Mladost Carev Dvor, teksa gjithashtu ka bërë edhe një karrierë ndërkombëtare, duke veshur fanellën e skuadrës rumune të Concordia Chiajna, si dhe skuadrës serbe të Radnik.

Leave a Reply