Diçka po zihet, Lena takohet me drejtorin sportiv të Struga Trim Lum

Futbollisti strugan Nijas Lena, i cili pas vetes ka një bagazh të pasur futbollistik, gjatë ditës së sotme është parë bashkë me drejtorin sportiv të Struga Trim Lum, Besar Isaku, njofton “infOSport.mk”.

Vallë po zihet diçka, a mund të shohim një rikthim të Nijas Lenës në vendlindje te skuadra e Struga Trim Lum, e cila sezonin debutues në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e katërt.

Ambiciet e tyre në sezonin e ri futbollistik janë shumë më të mëdha, ndërsa për këtë qëllim drejtuesit e kësaj skuadre janë duke punuar në angazhimin e futbollistëve cilësor, ndërsa një ndër ta pa dyshim se është edhe Nijas Lena.

Përvoja e këtij të fundit pa dyshim se do të jetë një ndihmesë e madhe për skuadrën e Struga Trim Lum, që sipas informacioneve që posedon “infOSport.mk” mund ti thotë po skuadrës strugane që në ditët e para të javës që vjen.

Negocitat mes dy palëve janë duke shkuar në drejtimin e duhur, ndërsa siç mëson portali ynë kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla për tu zgjidhur, që më pas Lena edhe përfundimisht ti thotë “PO”, Struga Trum Lum.

Lena së fundmi luajti në Gjeorgji te skuadra e FC Telavi, ndërsa para se të transferohej te kjo skuadër luante në Superligën shqiptare me skuadrën e Teutës, nga e cila skuadër u nda ende pa nisur merkatoja e janarit, mirëpo që gaboi në zgjedhjen e bërë, pasi nuk e kishte llogaritur se kishte luajtur me dy ekipe brenda një sezoni, Kukësin në Ligën e Kampionëve dhe Teutën në kampionat. Kështu mundësinë e vetme për të luajtur, Lena e gjeti te skuadra e FC Telavi në Gjeorgji, të cilës skuadër iu bashkua fundin e muajit mars.

Për shërbimet e Lenës gjithashtu interesohej edhe FC Shkupi.

Leave a Reply