ZYRTARE, Nijas Lena për ditëlindje i bashkohet Struga Trim Lum

Struga Trim Lum ka bërë një lëvizje të bujshme në merkaton e verës, duke bërë për vete një nga futbollistët më me përvojë nga futbolli vendor, Nijas Lenën, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti strugan i cili sot feston ditëlindjen e tij të 32-të, me Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa me siguri se do të jetë një ndihmë e madhe për këtë skuadër në përmbushjen e objektivave të sezonit të ri futbollistik.

Rikujtojmë Struga Trim Lum debutimin e saj në Ligën e Dytë Perëndim, e mbylli në pozitën e katërt, ndërsa ambiciet e këtij klubi për sezonin 2018/2019 janë edhe më të mëdha.

Transferimi i Nijas Lenës është vetëm një paralajmërim për angazhimet e reja cilësore që pritet ti bëjë kjo skuadër.

Lexo gjithashtu: Diçka po zihet, Lena takohet me drejtorin sportiv të Struga Trim Lum

Lena kështu pas një aventure të gjatë jashtë Maqedonisë, rikthehet në vendlindjen e tij, duke veshur për herë të parë fanellën e Struga Trim Lum, me të cilën skuadër stërvitej, edhe para se të transferohej në Gjerogji te skuadra e FC Telavi.

Sa i përket karrierës së tij ndërkombëtare, ai pjesën më të madhe të saj e kishte kaluar në Shqipëri, duke veshur fanellat e skuadrave të Flamurtarit, Kukësit dhe Teutës, ndërkohë në Maqedoni kishte luajtur edhe me Milanon dhe Makedonija Gjorçe Petrovin.

Leave a Reply