Shkëndija zhvillon sonte seancën e fundit stërvitore para duelit me TNS

Skuadra e Shkëndijës e dirigjuar nga trajneri Qatip Osmani sonte në arenën “Filipi i Dytë” do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së parë eliminatore ndaj skadrës së The Nju Sients nga Uellsi.

Seanca stërvitore do të mbahet në arenën “Filipi i Dytë”  në Shkup me fillim nga ora 18:45 dhe do të zgjasë për një orë, raporton “infOSport.mk”.

Ndryshe kampionët e vendit tonë ndeshjen kundër The Nju Seints do ta zhvillojnë nesër mbrëma me fillim në ora 20:15.

Leave a Reply