E konfirmuar, Çelzi transferon reprezentuesin italian

Nga sezoni i ri, pjesë e Çelzit do të jetë reprezentuesit italian, Zhorzhinjo, ndërsa bashkë me të edhe trajneri, Mauricio Sarri. Një gjë të tillë ka konfirmuar numri një i Napolit, Aurelio De  Laurentis.

“Rreth Zhorzhinjos kanë mbetur vetëm avokatët për ta kryer punën e tyre” – ka komentuar numri një i nënkampionëve të Italisë.

“E kemi thënë edhe më herët, se nëse ai dëshiron diçka, ne do të marrim atë parasysh. Për këtë arsye ai duhet ti kërkoj falje Mançester Sitit. E kuptoj Zhorzhinjon se preferon të jetojë në Londër dhe në Mançester. E kuptoj gjithashtu, se Çelzi do ti ofrojë më shumë para”.

Në këtë mënyrë De Laurentis konfirmoi edhe interesimin e Mançester Sitit për mesfushorin Zhorzhinjo, ndërsa gjithashtu potencoi se transferimi i Zhorzhinjos nuk varet nga ai i Sarit te Çelzi.

Sipas “Sky Italia” drejtuesit e Çelzit për shërbimet e brazilianit të naturalizuar do të paguajnë rreth 64 milion euro.

Leave a Reply