Del Piero i lumtur me ardhjen e Ronaldos te Juventusi

Alessandro Del Piero ka përshëndetur transferimin e Kristiano Ronaldos te Juventusi dhe shpreson se ai do t’i rrisë mundësitë e klubit “bardhezi” për të fituar Ligën e Kampionëve.

Ronaldo, 33 vjeç, përfundoi transferimin rekord për të dhe “Zonjën e Vjetër”, prej 112 milionë eurosh, duke lënë Real Madridin dhe zgjedhur Torinon për katër vitet e ardhshme. Ai kështu i jep fund një karriere të suksesshme 9-të vjeçare me gjigantët e La Ligas.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” dhe katër herë fituesi i Ligës së Kampioneve gjatë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll shihet si një goditje e madhe për Del Pieron.

Ky i fundit shpreson se golat e portugezit dhe mentaliteti i tij fitues mund të rrisin shanset e Juventusit për suksesin europian.

“Juventusi dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve, por jo vetëm, synon të njihet në të njëjtin nivel me klubet më të mëdha në botë, – i tha ai “Sky Sport Italia”.

“Që nga viti 2006, ne kemi luftuar në futbollin italian, kështu që ardhja e Ronaldos bën një ndryshim në aspektin e imazhit për “Seria A”. Ai është një lojtar që mund të shënojë nga çdo kënd dhe ka teknikë të shkëlqyer, por në krye të çdo aspekti ekonomik, mendoj se sjell dëshirën e pabesueshme për të fituar. Uria që ka, mënyra se si dëshiron të jetë më i miri, është ajo që e tërheq atë përpara, pothuajse po aq sa cilësia e tij e padiskutueshme”. – thotë Del Piero, i cili beson gjithashtu se “Seria A” do të përfitojë nga transferimi i Ronaldos, duke thënë se kjo iu jep motivim ekipeve që kërkojnë të sfidojnë shtatë vjet “diktaturë” të Juventusit në kampionatin italian të futbollit.

“Është e mrekullueshme për Juven, e madhe për futbollin italian, me të vërtetë e madhe dhe e mrekullueshme për të gjithë qytetin dhe futbollin italian, që të gëzojnë gjithçka ai ende mund të bëjë. Juventusi është një klub i mësuar të përqendrohet në detajet, vendosmërinë dhe suksesin e ardhshëm, sesa në atë që sapo kishte. Unë mendoj se kjo do të rrisë nivelin e konkurrencës në Itali, do të ngrejë dëshirën për ta mundur Juventusin, që ka fituar shtatë tituj me radhë. Sot njerëzit flasin për Juventusin, Torinon dhe Italinë në të gjithë botën, falë Kristiano Ronaldos”, përfundoi Del Piero.

Leave a Reply