Modriç fitues i “Topit të Artë” në Botërorin e Rusisë

Ylli i madh i Kroacisë, Luka Modriç ka fituar “Topin e Artë” në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, pasi me plotë meritë u shpall futbollisti më i mirë i këtij turneu. Mesfushori i Realit të Madridit, i cili u bë pjesë e suksesit më të madh të kombëtares kroate, në këtë garë la pas vetes futbollistët si Eden Hazard (Belgjikë) dhe Antuan Grizman (Francë).

Modriç është futbollisti i parë kroat që fiton këtë çmim. Ai të njëjtin e pranoi me lot në sy, ndërsa u përqafua fortë edhe nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitaroviç.

Në këtë mënyrë u ruajt tradita që në 5 nga gjithsej 6 finalet e fundit, çmimin për futbollistin më të mirë, ta fiton një futbollist nga skuadra humbëse.

Leave a Reply