Mbappe gjitha të ardhurat personale nga botërori i dhuron për bamirësi

Përveç faktit që Kylian Mbappe është një prej futbollistëve më të mirë në botë, ai tregon që ka edhe një zemër të madhe.

19-vjeçari pasi triumfoi me Francën në Kampionatin Botëror të Rusisë, ka vendosur që të gjitha të ardhurat personale t’i dhurojë për bamirësi.

Mbappe është paguar rreth 20 mijë euro për ndeshje, dhe ka fituar rreth 300 mijë euro, nga fakti që ka ishte pjesë e ekipit që u shpall Kampion Bote.

Ai nuk ka dashur që këto para t’i mbante për vete dhe ka zgjedhur të ndihmojë personat që kanë nevojë. Me këtë gjest Mbappe tregon se përveç që është kampion në fushë ai është i tillë edhe jashtë saj.

Leave a Reply