Lester Siti për 14 mln euro bleu portierin e Liverpullit

Skuadra e Lester Sitit nga rradhët e Liverpullit ka arritur që të angazhojë portierin, Dani Vardi. Një gjë të tillë “dhelpërat” kanë bërë të ditur përmes sajtit të tyre zyrtarë, ku kishin njoftuar se me portierin 25-vjeçar kanë arritur kontratë 4-vjeçare.

Mediat angleze shkruajnë se Lesteri për shërbimet e Vardit ka paguar 12.5 ,ilion sterlina, apo 14 milion euro.

Vardi në karrierën e tij të deritanishme kishte mbrojtur për skuadrat si Vreksam, Tamvort, Liverpull, Morekomb, Aberdin dhe Hadersfilld. Për kombëtaren e Uellsit ai ka regjistruar 4 paraqitje.

Leave a Reply