FIFA publikon 10 futbollistët më të mirë të vitit

Pas listës së trajnerëve, FIFA ka bërë të ditur edhe listën e 10 futbollistëve që janë kandidatë potencial për të fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit.

Fitues të titullit do të mund të jenë  Messi, Kristiano Ronaldo, që megjithatë këtë vit bien pak nga klasifikimi, ku spikasin kampionët e botës, francezët Mbappé, Grizman dhe Varane.

Paneli i 13 ekspertëve (ndër të cilët Ronaldo  dhe Kaka) kanë zgjedhur edhe lojtarë si Luka Modriç, Mohamed Salah, Eden Hazard, Harri Kejn dhe Kevin De Brujne.

Varane është i vetmi mbrojtës i pranishëm në listë, ndërsa nuk ka portierë në renditje, shkruan atsh.

Ndërsa Nejmar, i cili nuk ka bërë figure të mirë as tek PSZH-ja dhe as në botëror me Brazilin, nuk bënë pjesë në këtë listë.

 

Leave a Reply