Lacio bën dy goditje në merkato

Goditje e dyfishtë për Lazio, që ka marrë Correa dhe Badelj. Sipas “Sky Sport”, bardhekatërit kanë arritur marrëveshjen me Sevilla për argjentinasin që ka luajtur më parë në Serie A me Sampdoria. Në orët e fundit klubi spanjoll pranoi ofertën e Igli Tare: 16 milionë euro, plus tre milionë euro bonuse.

Jo vetëm kaq, dhurata e dytë për trajnerin Simone Inzaghi ka qenë kroati Badelj. Mesfushori kroat ka firmosur për katër vite për klubin kryeqytetas.

Për Badelj, që ishte pjesë e finalistëve të Kupës së Botës 2018, Tare mposhti konkurrencën e Milan, Zenit, Torino dhe Sporting Lisbonë. Futbollisti largohet me parametër zero nga Fiorentina.

Leave a Reply