Kristiano Ronaldo në “Serie A” debuton ndaj Kievos

Ylli i ri i Juventusit, Kristiano Ronaldo debutimin e tij në “Serie A” do ta ketë në përballjen ndaj Kievos në stadiumin “Bentegodi”.

Kështu deshi shorti i hedhur sot për ndeshjet e “Serie A” për sezonin 2018/2019, i cili starton me 18 dhe 19 gusht. Ende nuk dihet saktë data e përballjes së parë të kampionëve të fuqi të Italisë ndaj Kievos.

Ndërkohë sa i përket debutimit të yllit portugez me fanellën e Juventusit në “Alianc Stadium”, ajo do të ndodh me 26 ose 26 gusht përballë Lacios së shqiptarëve. Rikujtojmë përveç Strakoshës, këtë vit skuadrës nga kryeqendra italiane iu bashkuan edhe Valon Berisha dhe Riza Durmishi.

Leave a Reply