Toni Kros shpallet futbollisti më i mirë gjerman

Mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kros është shpallur futbollisti më i mirë gjerman për sezonin që lamë pas (2017-2018) nga ana e “Kicker Magazine”.

Edhe pse Gjermania befasisht u eliminua që në raundin e parë në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, Toni Kros ishte figura qendrore te “pancerat”, ndërsa ajo që bëri më së shumti që të fitojë këtë çmim, ishte titulli kampion i Europës me Realin e Madridit.

Kros kishte bërë disa paraqitje të shkëlqyeshme me Realin sezonin e kaluar, dhe pa dyshim se ishte ndër më të merituarit për atë titull të fituar nga “mbretërit” në Ligën e Kampionëve Europian, ku kishte kontribuar edhe atë shumë në mesfushë me pasimet e tij të sakta, si dhe disa asiste e gola të shënuar.

Leave a Reply