A do të debutoj Shaqiri sot me Liverpullin në Premierligë?

Skuadra nënkampione e Europës, Liverpulli edhe zyrtarisht sot e fillon edicionin e ri në Premierligë. Skuadra e Jurgen Klop në “Enfilld Roud” do të mirëpret Uest Hamin, në një nga ndeshjet më interesante të xhiros së parë.

Strategu gjerman në këtë ndeshje pritet të luaj me formacionin 4-3-3, ndërsa sipas paralajmërimeve sot pritet të debutojnë tre përforcimet Fabinjo, Keita dhe Alisson, teksa shqiptari Xherdah Shaqiri do të mbetet në stol.

Mbetet të shihet nëse do të inkuadrohet në lojë gjatë pjesës së dytë, gjë kjo që me siguri do të varet edhe nga rezultati që do të arrijë skuadra e tij e re.

Ndeshja Liverpull – Uest Ham starton në ora 14:30.

Leave a Reply