FC Shkupi me disa mungesa të rëndësishme sot ndaj Sileksit

FC Shkupi sezonin e ri futbollistik në elitën e futbollit vendor do ta hap me ndeshjen në transfertë kundër Sileksit, njofton “infOSport.mk”. Duke psur parasysh se skuadra nga Çairi kishte nisur përgatitjet shumë më herët se disa ksuadra të tjera, shkaku edhe i paraqitjeve në ndeshjet eliminatore të Liga Europa, trajneri Zekirija Ramadani me siguri se ka pasur kohë të mjaftueshme që të bëjë përzgjedhjen e duhur të futbollistëve që do të bartin barën kryesore për gjatë gjithë kampionatit, mirëpo që në start strategu shkupjan has në disa mungesa.

Kështu lëndimi edhe më tutje ka ngacmuar Bllagoja Ljamçevskin, i cili nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar skuadrën sot përballë Sileksit, ndërsa shkaku i punëve administrative edhe më tutje nuk janë kryer procedurat për futbollistët që së fundmi kanë nënshkruar me Shkupin, si Armel Bradji, Abulkadir Zango dhe Sérgio Antonio De Luiz Junior, ndërsa jashtë ekipit shkaku i dopingut mbetet deri në vendimin final Muarem Muarem.

Ndeshja Sileksi – FC Shkupi starton në ora 17:00.

Leave a Reply