Boreci i Mustafës dhe Kallabës e mbyll me “manita” provën gjenerale ndaj Teteksit

Boreci e ka mbyllur me “manita” provën gjenerale ndaj Teteksit, duke bërë me dije se tashmë i gatshëm pret startin e sezonit të ri në Ligën e Dytë – Lindje, aty ku skuadra nga Velesi shihet si një ndër favoritët kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin e qytetit në Veles, Boreci ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë se skuadra tetovare, që në asnjë moment nuk arriti të vjen në shprehje.

Dy gola në këtë ndeshje për Borecin realizoi Hristijan Hristov, teksa nga një gol shënuan edhe Robert Kocev, Gjore Gjorgiev dhe sulmuesi i talentuar, Bojan Kolevski, i cili në formë huazimi luan nga rradhët e Vardarit.

Në portën e Borecit edhe njëherë tjetër i sigurtë ishte gardiani shqiptarë, Burhan Mustafa, ndërsa me paraqitje shumë të mirë u dallua edhe mbrojtësi, Leonard Kallaba.

Sezoni i ri në Ligën e Dytë – Lindje starton me 18 gusht, ndërsa Boreci do ta nis me ndeshjen në transfertë kundër Detonit Junior.

Leave a Reply