ZYRTARE: Pogba rikthehet në Francë

Aty ku luante para gati 10 viteve, aty rikthehet sërish. Fjala është për vëllain e Poll Pogbas, Matias, i cili ka vendosur që ti bashkohet skuadrës së Tours, që garon  në kategorinë e tretë franceze. Ai kësaj skuadre i bashkohet si futbollistë i lirë, duke pasur parasysh se për një vit të plotë qëndrojë pa klub, prej kur se u largua nga skuadra e Sparta Roterdam.

Matias ndryshe në Francë kishte luajtur gjatë sezonit 2009/2010, duke qenë pjesë e skuadrës së Quimper FC, ndërsa gjatë karrierës së tij mesfushori 28-vjeçar kishte luajtur edhe në Spanjë, Angli, Itali dhe Skoci.

Ndërkohë shumë lehtë mund të ndodh që edhe vëllai i tij, Poll Pogba të ndryshojë skuadër, duke pasur parasysh marrdhëniet e tij të zbehta kohëve të fundit me trajnerin Hoze Murinjo te Mançester Junajtedi. Si destinacion i rradhës i Poll Pogbas përmendet Italia dhe ish skuadra e tij, Juventusi.

Leave a Reply