Renova në kërkim të fitores së parë si vendas këtë edicion

Renova sot ndaj FC Shkupit do të kërkojë fitoren e parë si vendas. Skuadra nga Xhepçishti në tre ndeshjet e deritanishme ka pësuar dy disfata, ndërsa kishte barazuar vetëm në ndeshjen ndaj Makedonija GJ.P (1:1).

Pikërisht goli ndaj skuadrës shkupjane ishte i vetmi i shënuar nga ekipi “bardhekaltër”, duke pasur parasysh se në ndeshjet ndaj Vardarit (0:1) dhe Bellasicës (0:2) kishte pësuar disfata, duke mos shënuar asnjë gol të vetëm.

Në anën tjetër edhe FC Shkupi është në kërkim të fitores së parë në transfertë, ku deri më tani ka regjistruar 3 disfata dhe vetëm një barazim, edhe atë që në xhiron e parë ndaj Sileksit (1:1).

Leave a Reply