Haxhi Krasniqi cakton kundërshtarin e radhës

Boksieri gjerman Stefan Haertel është kundërshtari i radhës i shqiptarit Robin Haxhi Krasniqi. Lajmi është konfirmuar nga menaxherët dhe kampania promotore e Krasniqit, i cili me 17 nëntor të këtij viti do të duelojë me gjermanin. Për boksierin shqiptar ky do të jetë dueli i 54-t në boksin profesionist nga të cilat 48 i ka të fituara, ndërsa regjistron 6 humbje. Ndërkohë sa i përket kundërshtarit të tij, 30 vjeçari ka zhvilluar 18 duele deri më tani dhe ka fituar 17 prej tyre.

Meçi ndërmjet Krasniqit dhe Haertalit do të zhvillohet në Desau të Gjermanisë me 17 nëntor, ndërsa detajet rreth orarit dhe transmetimeve do të bëhen të ditura gjatë javëve në vijim.

Leave a Reply