Holanda mundi shumë keq Gjermaninë në Amsterdam (VIDEO)

Holanda ka regjistruar fitoren e parë në Ligën A, në kuadër të grupit 1 të Ligës së Kombeve, pasi sonte në “Johan Krojf Arena” në Amsterdam mundi me rezultat bindës 3:0 Gjermaninë e Joakim Lëv.

‘Tulpanët’ zhvilluan një ndeshje shumë të fortë taktike, duke i dhënë një goditje të fortë kundërshtarit të tyre, që ndodhet në një situatë shumë të rëndë.

Virxhil van Dajk në minutën e 30-të kaloi në epërsi Holandën, skuadër kjo që dy golat e tjerë i realizoi fare në fund, edhe atë fillimishte me anë të Memfis Depaj, i cili në minutuën e 87-të ngriti epërsinë në 2:0, që në minutën e tretë shtesë Zhorzhinjo Vijnaldum të vendos rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Holanda 3, Gjermania 0.

Ishte kjo fitorja e parë për Holandën në grupin e parë të Ligës A, duke u renditur kështu në pozitën e dytë me 3 pikë, teksa Gjermania me vetëm një pikë renditet në pozitën e tretë.

Leave a Reply