FFM-në e presin dy dënime nga UEFA

Federatën e Futbollit të Maqedonisë e presin dy dënime nga Shtëpia e Futbollit të UEFA-së, për shkak të sjelljeve jo të mira nga publiku në ndeshjet e zhvillura si nikoqir në kuadër të kompeticionit të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen që u zhvillua kundër Armenisëme 9 shtator, delegati i UEFA-së në procesverbalin e ndeshjes ka pasur vërejtje për puroteknik të ndezur në tribunën e jugut. Ndërkohë që për takimin me Lihteshtajnin që u zhvillua me 13 tetor, është regjistruar përdorim të lazerit nga tribunat.

Gjobat për shkelje të rregullave të tilla më parë kanë kushtuar nga 10 mijë euro, me çka FFM- pritet të dënohet me më së paku 20 mijë euro për të dyja rastet në fjalë.

Leave a Reply