Super lajm për Kosovën! Ekipit ‘dardan’ i bashkohen edhe dy super talentë

Një super lajm për përfaqësuesen e Kosovës së futbollit. Prej sot, pjesë e ekipit ‘dardan’ do të jenë edhe Shkëlqim Demhasaj dhe Mirlind Kryeziu, të cilët në konsullatën e Kosovës në Cyrih, janë pajisur me pasaportat e Kosovës.

Si Demhasaj ashtu edhe Kryeziu kanë luajtur deri më tani për Përfaqësuesen e Zvicrës U21.

Dyshja ishte në pritje të pasaportave të Kosovës dhe kjo bëri që mos të grumbullohen për ndeshjet e muajit tetor ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe.

Demhasaj dhe Kryeziu pritet të jenë të grumbulluar në ndeshjet vendimtare të Kosovës ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit gjatë muajit nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve, kur edhe përfundimisht do të mësohet nëse Kosova do të arrijë të ruajë pozitën e parë në grupin 3 të Ligës ‘D’.

22-vjeçari Demhasaj e ka nisur mirë këtë edicion me Lucernin, ku në 12 ndeshje ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asistime, ndërkohë Mirlind Kryeziu që edicionin e kaluar fitoi Kupën e Zvicrës me Cyrihun, ka luajtur shtatë ndeshje në Superligë dhe llogaritet si njëri nga mbrojtësi më të talentuar në shtetin ‘helvetik’.

Tashmë që të dy këta talentë do të jenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës, që nga dita në ditë po grumbullon talentet e saj ane mbanë Botës.

 

Leave a Reply