Rikthehet Liga e Kampionëve, Ronaldo rikthehet në ‘Old Traford’

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjet në grupet E,F,G dhe H. Pa dyshim se ndeshja që zgjon më shumë interesim është ajo në ‘Old Traford’, ku mejdanin do të ndajnë Mançester Junajtedit dhe Juventus.
Në teatrin e ëndrrave, luhet për kreun e grupit H, ndërsa Kristiano Ronaldo do të sfidojë sërish skuadrën ku u bë i famshëm si futbollist këtë herë me një tjetër fanellë mbi shpinë.

Junajtedi i Hoze Murinjos ka dy pikë më pak se ‘bardhezinjtë’ dhe nëse ‘Djajtë e Kuq’ duan të ngjiten në krye të grupit duhet të fitojnë me çdo kusht sonte.

Aleksis Sançez, Markos Roho dhe portugezi i talentuar Dalot janë tre mungesat te Junajtedi, ndërsa edhe Allegri në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tre futbollistëve, edhe atë Mario Manxhukiç, Sami Khedira dhe Emre Xhan.

Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes zviceranëve të Jang Bojs dhe Valencias do të luhet në orën 18:55, me spanjollët që janë dukshëm favoritë për të marrë fitoren e parë në grup.

Po në të njëjtën orë (18:55) në grupin E, Bajerni i Munihut do të sfidonë në Athinë AEK-un vendas me një objektiv të vetëm të marrin tre pikët për të hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit. Në sfidën tjetër të këtij grupi që luhet në orën 21:00, Ajaksi në Amsterdam mirëpret Benfikan, një sfidë mes dy skuadrave të barabarta në letër.

Në grupin F, Mançester Siti i Pep Guardiolas e ka detyrim fitoren në transfertën ukrainase ndaj Shakthar Donjetskut pas humbjes që pësoi në sfidën e parë ndaj Lionit,  ndrkohë në takimin tjetër Hofenhajmi pret në shtëpi pikërisht skuadrën franceze që ka marrë 4 pikë në dy ndeshjet e para.

Në grupin G Reali i Madridit pret në shtëpi Viktoria Plzen në një ndeshje ku ‘mbretërit’ duhet të bëjnë kthesën për të larguar disi krizën që i ka përfshirë, teksa në takimin tjetër Roma pret CSKA-në e Moskës me italianët që pavarsisht humbjes në fundjavë në shtëpi ndaj Spal janë favoritë për të marrë tre pikët e plota.

LIGA E KAMPIONËVE
Grupi E
18:55 AEK Athens  –  Bayern Munich
21:00 Ajax  –  Benfica
Grupi F
21:00 Hoffenheim  –  Lyon
21:00 Shakhtar Donetsk  –  Manchester City
Grupi G
21:00 Real Madrid  –  Viktoria Plzen
21:00 Roma  –  CSKA Moscow
Grupi H
18:55 Young Boys  –  Valencia
21:00 Manchester United  –  Juventus

Leave a Reply