Shkëndija fiton dhe merr kryesimin, fiton edhe Renova

Shkëndija ka mundur 3:0 FC Shkupin në ndeshjen më interesante të javës së 13-të në elitën e futbollit vendor, pas së cilës tashmë ka marrë edhe kryesimin në renditjen tabelare, njofton ‘infOSport.mk’. Në këtë ka ndikuar edhe barazimi i Vardarit ndaj Bellasicës (1:1), ndërsa Renova falë përmbysjes gjatë pjessës së dytë në Shkup mundi Makedonija Gjorçe Petrovin.

Një fitore me shumë vlera arriti edhe Akademia Pandevi, që në derbi ndeshjen e kësaj jave mundi Rabotniçkin me rezultatin 1:0, ndërkohë në Kërçovë Pobeda me rezultatin 2:0 mundi Sileksin.

LPFM, Java XIII
A. Pandev 1 – 0 Rabotniçki
Makedonija Gj.P 1 – 2 Renova
Pobeda 2 – 0 Sileksi
Shkëndija 3 – 0 Shkupi
Vardari 1 – 1 Bellasica

Leave a Reply