Ja si duket renditja tabelare pas 14 xhirove në LPFM

Sot në elitën e futbollit vendor në program ishin ndeshjet e javës së 14-të, ndërsa me fitoren e FC Shkupit ndaj Vardarit dhe fitores së Shkëndijës ndaj Rabotniçkit në Shkup, skuadra kampione në fuqi tashmë është shkëputur në tre pikë ndaj Vardarit, njofton ‘infOSport.mk’.

Shkëndija në 14 xhiro ka grumbulluar 31 pikë, ndërsa Vardari mbetet në kuotën e 28 pikëve në pozitën e dytë. Akademia Pandevi pavarësisht disfatës 1:0 ndaj Sileksit, mbetet në pozitën e tretë me 22 pikë, ndërsa një lëvizje pozitive ka bërë edhe Renova, që falë fitores ndaj Pobedës 2:1, tashmë me 19 pikë renditet në pozitën e katërt.

Pobeda dhe Rabotniçki me nga 17 pikë renditen në pozitat 5 dhe 6, ndërsa Makedonija GJ.P me 16 pikë renditet në pozitën e 7-të.

Një pozitë më lartë është ngjitur edhe FC Shkupi, njëjtë sikurse edhe Sileksi, që tashmë ndodhet në pozitën e para fundit, ndërkohë Bellasica është humbësi më i madh i kësaj jave, duke humbur tre pozita të plota dhe tashmë renditet vetëm në pozitën e fundit.

# Ekipi Nd. F. B. D. Gol-av. Pikë
1. Shkëndija 14 9 4 1 32:13 31
2. Vardari 14 8 4 2 18:9 28
3. A. Pandev 14 7 1 6 16:12 22
4. Renova 14 5 4 5 16:16 19
5. Pobeda 14 5 2 7 13:15 17
6. Rabotniçki 14 5 2 7 18:24 17
7. Makedonija Gj.P 14 4 4 6 16:18 16
8. Shkupi 14 4 3 7 10:16 15
9. Sileksi 14 3 5 6 10:16 14
10. Bellasica 14 3 5 6 11:21 14

Leave a Reply