Super Kirovski mund i vetëm Bellasicën, fiton edhe Sileksi

Makedonija GJ.P ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Bellasica në Strumicë, duke marrë fitoren e parë në rolin e mysafirit. Skuadra shkupjane shënoi fitore 4:1, ndërsa më i merituari për këtë fitore të madhe të ‘verdhekuqve’ ishte sulmuesi Hristijan Kirovski, i cili realizoi 3 gola, ndërsa një gol tjetër realizoi braziliani Da Silva. Golin e vetëm për Bellasicën në këtë përballje e realizoi, Milushev gjatë pjesës së parë.

Fitore me shumë vlera këtë xhiro regjistroi edhe Sileksi, që në Kratovë me rezultatin minimal 1:0 mundi Akademia Pandevin. Golin e vlefshëm 3 pikë për Sileksin në këtë përballje e realizoi sulmuesi 21-vjeçar Boban Georgiev.

Falë kësaj fitore, Sileksi lëshoi pozitën e fundit në renditje, ndërkohë Akademia Pandevi pavarësisht kësaj disfate, mbetet në pozitën e tretë me 22 pikë.

Leave a Reply