Panuçi: Presim fitore ndaj Skocisë

Kombëtarja e Shqipërisë sonte në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër do të përballet  më, në takimin e fundit për fazën në grupe të Ligës së Kombeve. Ky takim është njëkohësisht edhe vendimtar, sa i përket renditjes finale të kuqezinjve në grupin 1 të Ligës ‘C’.

Kristian Panuçi duke folur për gazetarët tha se pret që ekipi të marrë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje, duke shpresuar njëkohësisht se futbollistët e tij do të jenë më konkret para portës së skocezëve.

“Është e qartë se duhet të bëjmë gol. Në Izrael kemi krijuar shumë raste, por ka munguar finalizimi. Për sot kemi përgatitur disa lëvizje taktike dhe shpresoj për të qenë më konkretë para portës”, tha Panuçi.

“Skuadra komunikon pak në fushë dhe për këtë edhe lojtarët janë të ndërgjegjshëm Shpresoj që sonte të shoh futbollistë që flasin seriozisht me njëri-tjetrin, pasi është shumë e rëndësishme për rezultatin”.

I pyetur nëse ndjenë presionin e shkarkimit nga presidenti i FSHF-së Armando Duka, ai u përgjigj: “Nuk e ka thënë Duka, por e ka thënë “Panorama Sport”. Unë bëj punën me shumë pasion dhe shumë seriozitet, kështu që “Panorama Sport” nuk më vë në presion aspak”.

Shqipëria ka vetëm tri pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Kombeve, po aq sa ka edhe Skocia, me këta të fundit që do të duhet të zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër, atë kundër Izraelit. Me fitore eventuale, Skocia do të shpresonte për atë pozitë të parë në ndeshjen direkte kundër izraelitëve, ndërsa në anë tjetër Shqipëria shpreson tek fitorja, që do e mbante atë edhe edicionin e ardhshëm në Ligën ‘C’.

Leave a Reply