Ferhan Hasani e bënë sefte në Arabi me dy gola ndaj Al Batin (VIDEO)

Ish kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani, ka gjetur golat e parë në kampionatin elitarë të Arabisë Saudite, duke realizuar një ‘dopietë’ në fitoren 3:1 të skuadrës së tij Al Fraed në transfertën ndaj Al Batin në kuadër të javës së 11-të, njofton ‘infOSport.mk’.

Hasani golin e tij të parë në tokën arabe e realizoi në minutën e 9-të, kur një goditje e tij nga largësia nga gjuajtja e lirë, mashtroi edhe portierin vendas për tu ndalur në rrjetën e tij.

Goli i dytë personal i futbollistit tetovarë erdhi në minutën e 26-të, kur në maksimum shfrytëzoi një gabim të mbrojtësve vendas, ndaj të cilëve doli fitues dhe më pas edhe ndaj portierit Al Jami, të cilin në ato momente e mposhti edhe për herë të dytë në këtë ndeshje.

2:0 ishte rezultati i pjesës së parë, ndërsa gjatë pjesës së dytë të dyja skuadrat shënuan nga një gol, ku Hasani kësaj rradhe luajti rolin e asistuesit, duke i mundësuar bashkëlojtarit të tij Saleh Al Shehri të shënojë edhe golin e tretë në minutën e 87-të, kur edhe u vendos rezultati përfundimtarë i këtij takimi, Al Batin 1, Al Raed 3.

Ishte kjo fitorja e tretë për skuadrën e Al Raed që udhëhiqet nga strategu shqiptarë, Besnik Hasi, me ç’rast tashmë me 11 pikë renditet në pozitën e 12-të.

Leave a Reply