Futsal, paraeliminatoret për Botërorin e vitit 2020: Maqedonia, Shqipëria dhe Greqia në grup të njëjtë

Në Nion të Zvicrës gjatë ditës së sotme është hedhur shorti për ndeshjet e fazës paraeleminatore në futsal, të vlefshme për Botërorin e vitit 2020.

Gjithsej 8 grupe me nga 4 skuadra do të luftojnë për dy vendet e para, duke siguruar kështu një vend për në fazën e ndeshjeve eliminatore.

Fati deshi që përfaqësuesja e Maqedonisë të jetë pjesë e grupit C, bashkë edhe me Shqipërinë, Greqinë dhe San Marinon.

Pikërisht Maqedonia do të jetë nikoqir i kësaj faze paraeliminatore, ndeshjet e së cilës në program do të jenë nga datat 29 janar deri me 3 shkurt të vitit 2019-të.

Dy kombëtaret e renditura në vendin e parë të secilit grup do të kalojnë në fazën tjetër eliminatore, përkatësisht: vendi i parë në grupin ‘C’ do të jetë në një grup me Ukrainën, Sloveninë dhe vendin e dytë të grupit B, nga faza paraeliminatore, e ku mund të ndodhë që të jetë edhe Kosova, duke pasur parasysh se ‘dardanët’ janë pjesë e grupit ‘B’ bashkë edhe me Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Andorrën. Këto përballje do të zhvillojen në Ukrainë nga 22 deri me 27 tetor të vitit të ardhshëm. Ndërkohë kombëtarja e cila do të renditej e dyta në grupin ‘C’ do të jetë në një grup të njëjtë me Kazakistanin, Rumaninë dhe fituesin e grupit B nga faza paraeliminatore.

Këto përballje do të zhvillohen në Rumani nga data 22 deri me 27 tetor të vitit 2019, ndërkohë Kampionati Botëror i vitit 2020 do të zhvillohet në Lituani nga data 12 shtator deri me 4 tetor.

Leave a Reply