Juventusi po zhvillon një sezon të madh, si në Serie A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Pikërisht kualifikimi në fazën e eliminimit skuadrës ‘bardhezi’ i solli përfitime në vlerë prej 80 milion euro, të holla këto që drejtuesit e kampionëve në fuqi të Italisë dëshirojnë ti harxhojnë në blerjen e futbollistëve të rinj.
‘Zonja e Vjetër’ po synon njërin prej futbollistëve mes Pogbas dhe Iskos. Të dy këta futbollistë kanë pasur problem në klubet respektive dhe Juventusi po monitoron situatën e tyre.
Mbetet të shihet nëse Pogba do të rikthehet në Torino, ose Isko për herë të parë do të largohet nga La Liga spanjolle dhe do i bashkohet ish bashkëlojtarit të tij, Kristiano Ronaldo te Juventusi.