Prekazi: Nuk e doja Shqipërinë në grup, jemi vëllezër

Përfaqësuesja shpresa e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Europian të vitit 2021 do të përballet me Shqipërinë, ndërsa përzgjedhësi Rafet Prekazi ka thënë se nuk ka pasur dëshirë të ndodhë kështu.

‘I tillë doli të jetë shorti, edhe pse nuk kishim dëshirë të binte kështu. U21 ka dhuruar paraqitje të mira dhe nëse i referohemi se kemi shkuar në vazo të katërt, është sukses. Individualisht për lojtarë nuk dua të flas, por kanë treguar veten në fushë, ka qenë paraqitje e mirë dhe nuk është befasi edhe ky short, është grup interesant”, – deklaroi Prekazi, i cili lidhur me ‘kundërshtarin’ e quajtur, Shqipëri, tha: ‘Me siguri që jemi vëllezër, edhe tani që kemi rënë në një grup. Por jemi dy ekipe dhe as unë e as lojtarët, nuk e konsiderojmë asgjë tjetër përveç një ndeshje futbolli këtë sfidë’.

Leave a Reply