Modriç godet Messin dhe Ronaldon: Topi i artë vlen vetëm kur e marrin ata!

Fituesi i ‘Topit të Artë; për këtë vit, Luka Modriç ka lëshuar kritika në adresë të ish bashkëlojtarit të tij, Kristiano Ronaldo dhe yllit të Barcelonës, Lionel Messi, pasi këta dy të fundit nuk morën pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit.

Mesfushori kroat i dha fund dominimit 10-vjeçar të dyshes në garën për ‘Topin e Artë’, të cilët deri më tani e kishin rrëmbyer nga 5 herë, secili.

Duke qenë të vetëdijshëm se këtë vit ata nuk do ishin në gjendje për të marrë ‘Topin e Artë’, munguan në ceremoninë e dhënies së çmimit, ndërsa një gjest i këtillë si duket nuk i ka pëlqyer aspak futbollistit kroat.

‘Nuk mund të them pse dikush nuk mori pjesë në ceremoni. Mirëpo duket se këto vendime dhe çmime kanë vlerë vetëm atëherë kur ata fitojnë. Nuk është e drejtë për kolegët e tyre, ose për votuesit që i kanë votuar për 10 vite, dhe për fansat e futbollit. Por e përsëris që secili merr vendime ashtu si i mendon vetë ai’ – u shpreh Luka Modriç.

Leave a Reply